Ilias: nuk ka marrëveshje për shumicë badenteri, bëhet fjalë vetëm për çështje të caktuara - Gazeta Express
string(88) "ilias-nuk-ka-marreveshje-per-shumice-badenteri-behet-fjale-vetem-per-ceshtje-te-caktuara"

Maqedoni

Gazeta Express

25/06/2025 17:31

Ilias: nuk ka marrëveshje për shumicë badenteri, bëhet fjalë vetëm për çështje të caktuara

Maqedoni

Gazeta Express

25/06/2025 17:31

A ka ose jo marrëveshje politike mes koalicionit VLEN dhe deputet të pakicave nga Fronti Evropian për të siguruar shumicë bandeteri në Kuvend? Në seancën e djeshme, numri i vogël i deputetëve të Frontit mundësoi që shumica t’i kalon disa ligje kadrovike. Shumica e badenterit prezent u sigurua për Ligjin e Inspektoratit të Gjuhëve. Përpos kësaj, gjithashtu 20 vota të badenterit u siguruan edhe për anëtarët e Këshillit Programor të RTVM-së por edhe Agjencisë së Mediave. Për këto dy të fundit, votë vendimtare ishte ajo e deputetit Bejxhan Ilias nga Fronti Evropian. Kreu i ASH-së, Ziadin Sela tha se ishte ndjerë keq kur ka parë votimin e Iljasit.

“Nuk mendoj se ndërtojmë politikë të shëndoshë me këto forma kur mundohemi që të marrim këtë apo të marrim atë. Në qoftë se ka ndonjë qëndrim nga ndonjë deputet edhe në kuadër të Aleancës po them, që është ndryshe nga Aleanca, mendoj se qëndrimet duhet të shprehen fillimisht këtu, përpara opinionit, pse, e pastaj të shkohet të votohet. Pa zë të votohet diçka, nuk është në nderin e një përfaqësuesi të popullit”, deklaroi Ziadin Sela – ASH/FE.

Alsat kontaktoi edhe vet deputetin Bejxhan Iljas, për ta pyetur nëse prapa kësaj qëndron marrëveshje politike dhe nëse është koordinuar me partitë tjera të Frontit.

“Mbështetja ime ishte me qëllim që të zhbllokohet puna e këshillit programor të RTVM-së dhe Agjencisë së Mediave. Ligjin për inspektoratin e gjuhëve nuk e kam votuar. Mbështetja ime kishte të bëjë vetëm për zgjedhje kadrovike në RTVM, për redaksionet turke në radio dhe televizion. Redaksionet janë të zbrazura dhe funksionimi është i pamundur. Kur bëhet fjalë për ligje që nevojitet badenter, nuk do të votoj sepse i takoj pjesës opozitare”, tha Bejxhan Iljas – PDT/FE.

Për Agjencinë e Mediave por edhe për këshillin programor të RTVM-së votuan 20 deputetë përfshirë dhe tre deputetët e ASH-së së Taravarit, dy deputetë të LSDM-së dhe deputeti Bejxhan Iljas. 20 deputet është dhe numri i nevojshëm për të siguruar badenter meqenëse Kuvendi numëron gjithsej 39 deputetë jo maqedonas që kanë të drejtë vote në votim të dyfishtë. Shumica parlamentare për momentin gëzon vetëm 14 deputetë jo maqedonas.