Ilda Bejleri së shpejti do të bëhet nënë?! Prezantuesja rrëfen detaje interesante nga jeta dhe programi që e riktheu në ekran - Gazeta Express

Rozë

Gazeta Express

08/10/2021 16:06

Ilda Bejleri së shpejti do të bëhet nënë?! Prezantuesja rrëfen detaje interesante nga jeta dhe programi që e riktheu në ekran

Rozë

Gazeta Express

08/10/2021 16:06

“T’ka mami yll” rikthen moderatoren Ilda Bejleri në ekranin e ABC.

Gjatë intervistës në programin ‘Abc e Pasdites’ me Ermal Peçi, Bejleri tregoi se si u bë pjesë e një reality show. Ajo pohoi nuk pati asnjë pikëpyetje nëse do ta bënte apo jo moderimin e këtij programi, duke qenë se ka një lidhje me baletin.

“Nëse do kisha kaluar në një fushë tjetër, unë do thoja po sikur?! Por tek kjo pjesa unë jam tërësisht në fushën time”. Moderatorja tregoi se i ndjek zhvillimet e produksionit hap pas hapi dhe të jesh shumë pranë fëmijëve dhe mamave. Qëndrimi për një kohe të gjatë me fëmijët a ia ka shtuar dëshirën prindërore Ildës?

Lexo Edhe:

“Vjen një moment që çdo njeri e projekton veten për fazat e jetës. Të jesh mami është një gjë shumë e bukur sidomos në momentin e duhur dhe aty ku ndjehesh e plotësuar. Pse jo… unë nuk kam qenë kurrë kundër, unë jetën e kam marrë me faza në sensin që çdo moshë ka bukurinë e saj dhe ofron surprizat e veta”.

Ilda shtoi se nëna e saj në fillim ishte skeptike por tani i pëlqen shumë formati. Ndër të tjera rrëfeu se ishte pikërisht ajo që donte në momentin e jetës profesionale, një reality pasi është koha e reality. Ermali e pyet nëse ka një ndarje definitive nga sporti, apo do të kemi një rikthim të saj në këtë format televiziv.

“Nëse një projekt i bukur pastaj kthehet me sportin, pse jo unë do jem sërish pjesë. Midis sportit dhe baletit shoh shumë ngjashmëri se edhe aty konkurrenca është shumë e madhe. Nëse futem në sport futem për një gjë tërësisht profesionale dhe rikthehem ashtu siç kam qenë dikur”.

Por cili do te ishte formati që ajo mendon se mund të bëj për ta sjellë për publikun shqiptar? Moderatorja theksoi se do të donte të bënte një program me gratë e futbollistëve. “Pse jo gratë e futbollistëve. Gratë do ishin thesar, por gratë e futbollistëve kështu në Shqipëri janë pak të çuditshme, duan të qëndrojnë sa më në hije”.

Përpos këtij fakti ajo pohoi se nuk ka pasur asnjëherë probleme me to. Ndërkohë që e përfundoi duke theksuar që po ka vajza të bukura dhe të papërgatitura që prezantojnë formatet sportive. /abcnews.al