Ilaix Moriba sipas të gjitha gjasave do të largohet nga Barcelona gjatë këtij afati kalimtar veror.
Ai dhe Barcelona nuk po mund të gjejnë gjuhë të përbashkët për vazhdimin e kontratës, pasi lojtari po kërkon pagë më të lartë, shkruan Gazeta Express.
Këtë situatë është duke e vështruar ekipi gjerman, Leipzig, i cili ka vendosur kontaktet e para me Barcelonën për Moriban.
Klubi gjerman kërkon ta transferojë këtë verë dhe ka informuar klubin katalonas, të cilët tani po presin një ofertë zyrtare.
Ndërkohë, Moribas po i pëlqen ideja e të luajturit për Leipzigun. /Gazeta Express/
(?) RB Leipzig have made first contacts with Barça for Ilaix Moriba. The German club wants to sign him this summer & have informed this to the Catalan club, who are now waiting to receive a formal bid. Moriba likes the idea of playing at Leipzig. @martinezferran #Transfers ??
— Reshad Rahman (@ReshadRahman_) August 20, 2021