Ilaçi natyral që ju shpëton nga barku i fryrë - Gazeta Express

Ilaçi natyral që ju shpëton nga barku i fryrë

Lajme

Gazeta Express

28/05/2020 8:44

Barku i fryrë është një shqetësim i vërtetë për shumë njerëz, për shkak të grumbullimit të mbetjeve, por edhe infeksioneve të ndryshme.

Mjekësia natyrale ofron një sërë variantesh për pastrim dhe shfryrjen e tij, të cilat janë efikase.

Më poshtë sjellim një pije speciale, të cilën mund ta përgatisni në shtëpi dhe që është po aq efikase në pastrim.

Gjithë çfarë ju duhet është një ananas, një kastravec, një mollë, një limon, një lugë xhel aloe vera dhe dy gota ujë.

Si ta përgatisni? Qëroni ananasin dhe mollën dhe pritini në copa. Qëroni portokallin dhe kastravecin priteni në copa pa e qëruar.

Për të përftuar xhelin e aloe verës, qëroni gjethen dhe me ndihmën e një luge merrni xhelin. Të gjithë përbërësit hidhini në frulator dhe shtoni dy gota ujë. Përziejini mirë. Pas kësaj shtoni lëngun e një kokrre limoni. Pini tre gota nga kjo masë për tre ditë dhe rezultati do të jetë perfekt