Ilaçi i ri për leukeminë efektiv dhe pa efekte anësore - Gazeta Express
string(56) "ilaci-i-ri-per-leukemine-efektiv-dhe-pa-efekte-anesore-1"

Ilaçi i ri për leukeminë efektiv dhe pa efekte anësore

Gazeta Express

12/12/2019 23:41

Një ilaç eksperimental për leukeminë mund ta luftojë kancerin e gjakut pa shkaktuar efekte anësore toksike, thonë studiuesit pasi e provuan atë për herë të parë tek pacientët njerëzorë.

Barnat për leukeminë kronike, të quajtura kinase inhibitors, vijnë me rrezikun për të vjella, diarre dhe dhimbje të muskujve – ato gjithashtu mund të mos funksionojnë pas një kohe.

Lexo Edhe:

Por një testim i asciminib – një ilaç i ri që funksionon në të njëjtën mënyrë – zbuloi se është efektiv dhe tolerohet mirë nga pacientët.

Studiuesit thanë se ishte një përparim në trajtimin e leukemisë mieloide kronike (CML), e cila më së shpeshti prek njerëzit në vitet e 60’ta të tyre dhe ofron një mundësi shtesë për pacientët që kanë shteruar ilaçet tjera.

Shkencëtarët gjithashtu pohojnë se mund të kursejë mijëra pacientë nga efektet anësore të ilaçeve sepse nuk vret pa dashje qelizat e shëndetshme në të njëjtën kohë.