Ilaçet që nuk duhet t’i përzieni me ibuprofenin - Gazeta Express
string(46) "ilacet-qe-nuk-duhet-ti-perzieni-me-ibuprofenin"

Keshilla Mjekësore

Gazeta Express

21/07/2023 20:16

Ilaçet që nuk duhet t’i përzieni me ibuprofenin

Keshilla Mjekësore

Gazeta Express

21/07/2023 20:16

Është më se e zakonshme të zgjedhësh ibuprofenin për të trajtuar sëmundje të vogla. Kjo për shkak se është medikament që mund të blihet pa recetë dhe nuk është shumë agresiv për trupin. Por, kjo nuk do të thotë se është pa rrezik.

Ashtu si të gjitha medikamentet, kutia përmban një listë të detajuar të efekteve anësore që mund të shkaktohen nga konsumimi i ibuprofenit. Për më tepër, ka rrethana të caktuara që mund të shtojnë pasojat negative të tij, siç është përzierja me produkte të tjera.

Lexo Edhe:

Përveç kësaj, këshillohet gjithmonë të konsultoheni me një mjek për t’u siguruar që nuk keni ndonjë alergji, intolerancë apo patologji specifike sepse fakti që është relativisht i padëmshëm në krahasim me ilaçet e tjera, nuk do të thotë se ibuprofeni mund të përdoret në mënyrë abuzive, shkruan A2News.

Lista e gjërave që rekomandohet fuqimisht të mos përzihen me ibuprofen është shumë më e gjatë nga sa mund të duket. Simptomat që mund të shfaqen variojnë nga dëmtimi i mëlçisë deri tek lodhja apo marramendja. Më poshtë është një listë e disa prej ilaçeve me të cilat nuk duhet shoqëruar ibuprofeni.

Aspirina

Antikoagulantët

Kortizoni

Kodeinë

Ilaçe kundër depresionit

Metotreksat (për trajtimin e kancerit dhe sëmundjeve inflamatore)

Digoksina dhe glikozide të tjera kardiotonike (të përdorura në trajtimin e çrregullimeve të zemrës)

Fenitoina (përdoret në trajtimin e epilepsisë)

Diuretikët

Medikamente që ulin presionin e lartë të gjakut (tensionin)

Zidovudina (një ilaç kundër virusit të SIDA-s).