IKSHPK tregon si të mbroheni nga rrezatimi ultraviolet nga dielli: Shkakton mbi 1 milion raste të kancerit të lëkurës - Gazeta Express
string(117) "ikshpk0-tregon-si-te-mbroheni-nga-rrezatimi-ultraviolet-nga-dielli-shkakton-mbi-1-milion-raste-te-kancerit-te-lekures"

Lajme

Gazeta Express

28/06/2025 17:05

IKSHPK tregon si të mbroheni nga rrezatimi ultraviolet nga dielli: Shkakton mbi 1 milion raste të kancerit të lëkurës

Lajme

Gazeta Express

28/06/2025 17:05

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka dalë me disa këshilla se si duhet të mbrohemi nga rrezatimi ultraviolet nga dielli, i cili, siç njofton IKSHPK shkakton mbi 1.5 milion raste të kancerit të lëkurës në botë.

Nga IKSHPK është thënë se për tu mbrojtur nga këto rreze duhet të kërkohet hija, të vishen veshje mbrojtëse, të barten syze dielli dhe të vendoset kapele.

Po ashtu, IKSHPK ka këshilluar edhe aplikimin e kremit kundër diellit.

‘‘Çdo vit, rrezatimi ultraviolet nga ☀️ shkakton mbi 1.5 milion raste të kancerit të lëkurës në botë.

Për t’u mbrojtur:

🌳Kërkoni hije

👚Vishni veshje mbrojtëse, bartni syze dielli 😎dhe vendosni kapelë 👒 🧢.

🧴Aplikoni krem kundër diellit’’, ka thënë IKSHPK. /GazetaExpress