IKSHPK: Ky është qyteti më i ndotur në Kosovë - Gazeta Express
string(44) "ikshpk-ky-eshte-qyteti-me-i-ndotur-ne-kosove"

Lajme

Gazeta Express

12/03/2026 12:13

IKSHPK: Ky është qyteti më i ndotur në Kosovë

Lajme

Gazeta Express

12/03/2026 12:13

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) ka vlerësuar se ndotja e ajrit në vend vazhdon të jetë problem serioz që ndikon drejtpërdrejt në shëndetin e qytetarëve.

Në raportin vjetor për vitin 2025, Instituti thekson se cilësia e ajrit në Kosovë shpesh tejkalon nivelet e lejuara, ndërsa Prishtina është identifikuar si qyteti më i ndotur. Sipas raportit, ndotja e ajrit lidhet me rritjen e sëmundjeve kardiovaskulare dhe të frymëmarrjes, si dhe me shtimin e rasteve të vdekshmërisë së parakohshme.

Të dhënat nga 12 stacione monitoruese të Institutit Hidrometeorologjik tregojnë se nivele të larta të grimcave PM10 dhe PM2.5 janë regjistruar në disa qytete, përfshirë Prishtinën, Drenasin, Mitrovicën, Hanin e Elezit, Obiliqin dhe Gjilanin.

IKSHPK ka paralajmëruar se, nëse nuk ndërmerren masa urgjente, pasojat në shëndetin publik mund të përkeqësohen. Si masa kryesore rekomandohen forcimi i kontrollit teknik të automjeteve, ndalimi i përdorimit të thëngjillit për ngrohje, monitorimi i filtrave të termocentraleve, përdorimi më i madh i transportit publik dhe shtimi i hapësirave të gjelbëruara.

Sipas raportit, gjatë vitit 2025 janë regjistruar tejkalime të konsiderueshme të grimcave PM10, sidomos në muajt e dimrit, kur edhe është vërejtur rritje e vizitave dhe pranimeve në spitale për probleme me frymëmarrjen.

Advertisement
Advertisement
Advertisement