IKSHPK jep këshilla për kujdes në ushqim gjatë temperaturave të larta: Mbani pastërti, gatuani mirë - Gazeta Express
string(97) "ikshpk-jep-keshilla-per-kujdes-ne-ushqim-gjate-temperaturave-te-larta-mbani-pasterti-gatuani-mire"

Lajme

Gazeta Express

26/06/2025 16:54

IKSHPK jep këshilla për kujdes në ushqim gjatë temperaturave të larta: Mbani pastërti, gatuani mirë

Lajme

Gazeta Express

26/06/2025 16:54

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka bërë thirrje për kujdes në ushqim gjatë temperaturave të larta. Nga IKSHP është thënë se përmes ruajtjes dhe përgatitjes adekuate të ushqimit, mund të parandalohet edhe rritja e baktereve.

Pos kësaj, nga IKSHPK është theksuar edhe se kujdesi për sigurinë e ushqimit gjatë verës nuk është vetëm një zakon i mirë, por një nevojë për shëndetin dhe mirëqenien tuaj.

‘‘Siguria e ushqimit gjatë temperaturave të larta 🌡️🥗

Në ditët me temperatura të larta, është shumë e rëndësishme që të kujdesemi për sigurinë e ushqimit që e konsumojmë. Përmes ruajtjes dhe përgatitjes adekuate të ushqimit, mund të parandalojmë rritjen e baktereve; ruajmë freskinë e ushqimit; shmangim helmimet përmes ushqimit; i ruajmë vlerat ushqyese të tij dhe mundësojmë të zgjatet afati i përdorimit të ushqimit. Kujdesi për sigurinë e ushqimit gjatë verës nuk është vetëm një zakon i mirë, por një nevojë për shëndetin dhe mirëqenien tuaj’’, thuhet në postim.

Më tej, jepen edhe këshilla për të pasur ushqim të sigurt.

‘‘Për më shumë informacion, ndiqni këshillat: 5 çelësat për ushqim të sigurt, një udhëzues ky i Organizatës Botërore të Shëndetësisë për sigurinë e ushqimit, që për qëllim ka parandalimin e sëmundjeve të shkaktuara nga ushqimet e kontaminuara’’, thuhet në postim.