IKSHPK apelon qytetarët të mos e përdorin për pije ujin e Badocit, shkak mangani - Gazeta Express
string(79) "ikshpk-apelon-qytetaret-te-mos-e-perdorin-per-pije-ujin-e-badocit-shkak-mangani"

Lajme

Gazeta Express

08/09/2025 20:47

IKSHPK apelon qytetarët të mos e përdorin për pije ujin e Badocit, shkak mangani

Lajme

Gazeta Express

08/09/2025 20:47

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK), njofton se analizat laboratorike të realizuara në ditët e fundit, rezultojnë me vlera të manganit të cilat tejkalojnë kufirin e lejuar të përqendrimit të manganit.

Me qëllim të mbrojtjes së shëndetit të popullatës, IKSHPK apelon tek qytetarët që furnizohen nga Fabrika e Ujit në Liqenin e Badocit që të mos e përdorin ujin për pije deri në njoftimin e radhës.

“Për zonat me emrat e rrugëve dhe oraret e furnizimit me ujë të pijshëm nga autobotet, ju lutem përcjellni komunikatat nga KRU ‘Prishtina'”, thuhet në njoftim.