Ikona e muzikës Armend Rexhepagiqi mori zemrat e kosovarëve sonte - Gazeta Express
string(65) "ikona-e-muzikes-armend-rexhepagiqi-mori-zemrat-e-kosovareve-sonte"

Ikona e muzikës Armend Rexhepagiqi mori zemrat e kosovarëve sonte

Rozë

Gazeta Express

28/02/2021 22:33

Këngëtari dhe kompozitori i njohur shqiptar, Armend Rexhepagiqi sonte i është kthyer skenës me një koncert madhështor.

Ikona e muzikës këndoi disa nga këngët e tij më të pëlqyera nga publiku kosovar si “Shkel”, “Edhe një herë”, “Dashurinë o ku e kam” e shumë të tjera.

Lexo Edhe:

Paraqitja e sotme e tij u mirëprit mjaft mirë nga publiku. Të shumta ishin komentet në rrjetet sociale ku adhuruesit e tij shprehnin nostalgji për këngët e Rexhepagiqit.

Edhe kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti u shprehë i lumtur që Armendi sonte pranoi të këndojë këngët e karrierës së tij të gjatë krijuese.

Përmes një postimi në Facebook, Ahmeti tha se kanë dashur që ky koncert të mbahet ne publik por kjo nuk ishte e mundur për shkak të pandemisë.

“E di që me Armendin kemi pas dëshirë që këtë koncert ta kemi me publikë dhe kështu ne ta nderojmë atë dhe ta falenderojmë për këngët e bukura. Por, pandemia! Megjithatë, ta shijojmë këtë koncert nga shtëpitë tona. Live në Klan Kosova, mbështetur nga Komuna e Prishtinës. Armend, na paska marr malli me të pa në skenë! Falemnderit në emër të Prishtinës”, ka shkruar Ahmeti.