Ikona e Bayernit e ‘godet’ Barcelonën: Nuk duhet të luajnë në La Liga - Gazeta Express
string(66) "ikona-e-bayernit-e-godet-barcelonen-nuk-duhet-te-luajne-ne-la-liga"

Futboll

Gazeta Express

25/11/2025 19:01

Ikona e Bayernit e ‘godet’ Barcelonën: Nuk duhet të luajnë në La Liga

Futboll

Gazeta Express

25/11/2025 19:01

President nderi i Bayern Munichut, Uli Hoeneß, të martën tërhoqi vëmendjen në botën e futbollit.

Kjo ndodhi pasi gjermani sulmoi kampionin e La Ligas, Barcelonën, në një mënyrë të drejtpërdrejtë dhe pa mëshirë.

Ankesa e Hoeneß ka të bëjë me problemet e gjata financiare të Blaugranas dhe manovrat e tyre të diskutueshme për të balancuar buxhetin.

Së pari, praktikat e klubit janë kritikuar shpesh, madje në një moment të sezonit të kaluar dy nga yjet e skuadrës së parë nuk mund të aktivizoheshin në La Liga për shkak të situatës financiare.

Gjatë një paraqitjeje në podcastin OMR (cituar nga COPE) këtë javë, ikona e Bayern dhe anëtari i bordit, Hoeneß, nuk kurseu fjalët.

Duke folur për gjendjen financiare të Barcelonës, gjermani shpjegoi: “Barcelona nuk është modeli që unë mendoj për veten. Në çdo vend tjetër, ata as nuk do të luanin në divizionin e parë. Kur ke borxhe prej 1.3 miliardë eurosh, si mund të presësh që të kesh sukses? Sinqerisht, është e pakuptueshme se si ata akoma luajnë në divizionin e pare”./GazetaExpress/