IKMT vijon prishjet në Theth mes tensioneve, PD akuzon për aksion të paligjshëm - Gazeta Express
string(78) "ikmt-vijon-prishjet-ne-theth-mes-tensioneve-pd-akuzon-per-aksion-te-paligjshem"

Shqiperi

Gazeta Express

12/07/2025 20:34

IKMT vijon prishjet në Theth mes tensioneve, PD akuzon për aksion të paligjshëm

Shqiperi

Gazeta Express

12/07/2025 20:34

Pavarësisht kundërshtimeve të banorëve, Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit (IKMT), i mbështetur nga forcat e policisë, vazhdoi edhe të shtunën aksionin për prishjen e ndërtimeve pa leje në Theth.

Në ditën e gjashtë të operacionit situata ishte më e qetë, megjithatë tensionet u shtuan me mbërritjen e deputetit të PD-së Luçiano Boçi dhe ish-kryetarit të Bashkisë Shkodër, Bardh Spahia. Ata u përpoqën disa herë të kalojnë kordonin policor dhe akuzuan institucionet për veprime të paligjshme e selektive, duke i bërë thirrje banorëve të rezistojnë.Banorët u ankuan gjithashtu se prishjet po kryhen pa vendim të shkruar, ndërsa skenat u ndoqën me kureshtje nga turistët e huaj që vizitojnë zonën.