Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit (IKMT) ka nisur sot prishjen e objekteve që pengojnë zbatimin e projektit rrugor “Lidhja e Rrugës Transballkanike me Portin Detar, Vlorë”.
IKMT bën të ditur se, në kuadër të këtij projekti, është planifikuar prishja e 27 objekteve 1–2 katëshe.
IKMT thekson se, poseduesit janë trajtuar me procedurën e shpronësimit për interes publik.