Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit (IKMT) ka vazhduar aksionin në Durrës, duke liruar lagjen nr.4 pranë Stacionit të Trenit nga kioskat dhe strukturat metalike të ngritura pa leje. Aksioni pritet të vijojë edhe në ditët në vijim.
Dy javë më parë, IKMT ndërhyri edhe tek Shkëmbi i Kavajës, ku prishi ndërtimet e paligjshme buzë detit. Ndërkohë, Policia Bashkiake ka larguar tavolinat dhe çadrat pa autorizim nga trotuaret e bulevardit “Epidamn”.
Kryeministri Edi Rama ka theksuar se nuk do të tolerohet më zënia e hapësirave publike në asnjë qytet.