IKD: Në Qeveri janë katër ministra me aktakuza aktive e tre të tjerë kanë dënime aktive, përfshirë Kurtin dhe Haxhiun - Gazeta Express
string(137) "ikd-ne-qeveri-jane-kater-ministra-me-aktakuza-aktive-e-tre-te-tjere-kane-denime-aktive-perfshire-kryeministrin-kurti-dhe-ministren-haxhiu"

IKD: Në Qeveri janë katër ministra me aktakuza aktive e tre të tjerë kanë dënime aktive, përfshirë Kurtin dhe Haxhiun

Lajme

Gazeta Express

12/12/2024 14:03

Instituti i Kosovës për Drejtësi përmes një konference për media ka publikuar raportin “Qeverisja me duar të pastra dhe hetimi i korrupsionit qeveritar”.

Hulumtuesi në IKD, Florian Smajli, ka thënë se raporti tregon për deputetët dhe kabinetin qeveritar të cilët kanë ende probleme me ligjin.

Lexo Edhe:

“Po ashtu, raporti do të tregoj edhe rastet kur personave të dyshuar për afera të mëdha korruptive u është ofruar mbrojtje qeveritare, si dhe skandalet të cilat për të cilat ende nuk ka përgjigje.”

Sipas IKD’së në Kuvend janë aktualisht tetë deputetë të cilët kanë probleme me ligjin, kurse në Qeveri janë katër ministra me aktakuza aktive e tre të tjerë kanë dënime aktive, përfshirë kryeministrin Kurti dhe ministren Haxhiu.

“Në bazë të monitorimit, IKD ka gjetur se Kuvendi aktualisht përbëhet nga tetë deputetë të cilët kanë probleme me ligjin, kurse Qeveria nga katër ministra me aktakuza aktive, dhe tre të tjerë që kanë dënime aktive. Përfshirë këtu kryeministrin Kurti dhe ministren e drejtësisë Albulena Haxhiu në të dyja rastet.”

“Sa i përket rasteve kur Qeveria nuk ka proklamuar luftën kundër korrupsionit, Smajli theksoi rastin me rezervat shtetërore, dyshimet në Ministrinë e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, dyshimet për keqpërdorime në KEK, si dhe dyshimet për kontratat një burimore.”

Ndërkaq, hulumtuesja tjetër e IKD, Shqiponjë Gashi tha se në rastet kur Qeveria akuzohet për dyshime në lidhje me keqpërdorime të caktuara, është kruciale të japë llogari publike.

Ajo shtoi se deri tani janë identifikuar një sërë çështjesh kur publiku i gjerë ka pasur dyshime të theksuara në raport me çështje specifike e të cilat nuk janë adresuar në mënyrë adekuate nga ana e Qeverisë.

Gashi përmendi “dyshimet për ndërhyrje në KEK, dyshimet për ambasadorin Martin Berishaj dhe dyshimet e fundit në lidhje me subvencionet nga Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural. Raste këto të cilat trajtohen në këtë raport, si skandale pa përgjigje”.

Ajo tha se zyrtarët do duhej të largoheshin vetë nga pozitat e tyre në rast të dyshimeve për keqpërdorime, por se në praktikë ndodhi e kundërta.