IKD bën bashkë deputetët e VV, PDK, LDK, AAK e PLE - Gazeta Express
string(47) "ikd-ben-bashke-deputetet-e-vv-pdk-ldk-aak-e-ple"

Lajme

Gazeta Express

15/07/2025 9:20

IKD bën bashkë deputetët e VV, PDK, LDK, AAK e PLE

Lajme

Gazeta Express

15/07/2025 9:20

Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD), me mbështetjen e National Endoëment for Democracy dhe Rockefeller Brothers Fund, sot (e martë) organizon takim diskutues dhe publikon raportin me titull: “Ndikimi i bashkimit të Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale me Ministrinë e Financave” – Analizë e reformës qeveritare në fushën sociale.

Ky takim organizohet nga ora 13:00 – 15:00, në Hotel Sirius në Prishtinë.

Pjesëmarrës në këtë takim diskutues do të jenë deputetë nga Lëvizja Vetëvendosje, Partia Demokratike e Kosovës, Lidhja Demokratike e Kosovës, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Partia Liberale Egjiptiane dhe përfaqësues nga IKD-ja.

Në këtë takim do të marrin pjesë: Armend Muja, deputet i GP të LVV-së, Blerta Deliu, deputete e GP të PDK-së, Armend Zemaj, deputet i GP të LDK-së, Time Kadrijaj, deputete e GP të AAK-së dhe Veton Berisha deputet i PLE.

Po, ashtu, Ehat Miftaraj, drejtor ekzekutiv në Institutin e Kosovës për Drejtësi (IKD), Naim Jakaj, hulumtues i lartë në IKD dhe Betim Musliu, zëvendësdrejtor ekzekutiv në IKD.