“Ika prej tyre”, Mourinho nuk iu tha lamtumirë lojtarëve të Interit! - Gazeta Express
string(65) "ika-prej-tyre-mourinho-nuk-u-tha-lamtumire-lojtareve-te-interit-2"

“Ika prej tyre”, Mourinho nuk iu tha lamtumirë lojtarëve të Interit!

Gazeta Express

22/05/2020 16:40

Jose Mourinho ka zbuluar se “ika” nga lojtarët e tij pas triumfit në Champions League në vitin 2010 – sepse ai frikësohej se nuk do të ishte në gjendje të linte klubin për Real Madridin.

Ai tregon se sa të vështirë e kishte të hiqte dorë nga skuadra që e kishte ndërtuar vet dhe me të cilën e kishte fituar tripletën.

Lexo Edhe:

Por, në të njëjtën kohë, nuk kishte zgjidhje tjetër – siç thotë ai, Real Madridi kishte trokitur në derë.

Pas triumfit me Interin në finale në Santiago Bernabeu kundër Bayern Munich, Mourinho u bë trajner i Los Blancos.

“Pas bisedës së fundit që kisha me Materazzin, ishte sikur të përqafoja çdo lojtarë, diçka që u përpoqa të mos e bëja”, u shpreh Mourinho.

“Festova me ta në fushë, isha me ta në ceremoninë e medaljeve, në ngritjen e trofeut. Isha me ta, por më pas nuk u ktheva në dhomën e zhveshjes sepse nuk doja t’iu them lamtumirë”.

“Ishte shumë e vështirë për mua dhe nuk doja të shkoja me ta në Milano, sepse njerëzit thoshin se kisha kontratë me Real Madrid. Nuk ishte e vërtetë. Kam pasur një marrëveshje, por nuk kisha nënshkruar një kontratë”.

“Unë me të vërtetë doja të shkoja te Real Madrid në atë kohë. Unë me të vërtetë doja të përpiqesha të fitoja Ligën Spanjolle pas ligave angleze dhe italiane – por kisha frikë se nëse kthehem në Milano me ekipin dhe, me reagimin e lojtarëve dhe tifozëve, kam pasur frikë se mund të mos largohem. Mund të them që ika. Unë ika prej tyre”, deklaroi Mourinho. /Gazeta Express/