Legjenda e Manchetser Unitedit, Dwight Yorke, ka zbuluar se i kishte kërkuar trajnerit legjendar Sir Alex Ferguson një vit pushim, menjëherë pasi e kishte ndihmuar klubin ta fitonte tripletën në vitin 1999.
Ish-sulmuesi i Trinidad dhe Tobago ishte lojtar kyç në skuadrën e Unitedit, e cila e fitoi Premierligë, FA Cup dhe Ligën e Kampionëve në sezonin 1998/99, një triumf i trefishtë në tri garat kryesore, transmeton Gazeta Express.
Këtë arritje nuk e kishte shijuar asnjë klub anglez më parë.
Yorke i shënoi 29 gola në 52 në të gjitha garat atë sezon dhe kishte ndier se e meritonte një pushim të gjatë për shkak të ndihmës së madhe që ia kishte ofruar klubit.
Ai ka zbuluar se kishte shkuar në zyrën e trajnerit për t’i kërkuar Fergusonit ta lejojë në shkojë në pushim njëvjeçar.
“Shkova në zyrën e trajnerit dhe e pyeta ‘Çfarë do të bëjmë? Nuk kemi çfarë të bëjmë më shumë pasi e kemi fituar tripletën. A mund ta marr një vjet pushim me pagesë? Pastaj kthehem në sezonin e ri dhe i ribashkohem ekipi’”, zbulon York.
“Sinqerisht nuk e di se çfarë më bëri ta mendoja këtë. Çfarë mund të bënim më shumë si ekip? Mund ta përsërisnim atë që e kishim fituar, por nëse nuk e bën atëherë ekipi është i dështuar. Ishte koha t’i kërkoja trajnerit çfarë të doja. Nuk kisha çfarë të humbisja”, shtoi ai.
Ndërsa, përgjigja që ai e kishte marrë nga Fergusoni ishte kjo: “Ai më tha ‘ik shporru’. ‘Ik shporru dhe hiqmu sysh’. Ai e tha me shaka, por sikur të më kishte thënë merre një vit pushim, do ta kisha marr. E dija që nuk do të ndodhte, por ia vlente të provoja”. /Gazeta Express/