Anëtari i kryesisë së Listës Srpska gjatë një tubimi sot në Graçanicë ka shpërthyer në gjuhë nacionaliste në përpjekje për të mobilizuar serbët lokalë në zgjedhjet e 7 qershorit.
Ne tubimin ku tha se kanë marrë pjesë edhe serbë nga pjesa veriore, Anamorava e Brezovica, Simiq ka tentuar ta godas bashkëkombësin e tij rival politik, Nenad Rashiq. Por, ajo që ka rënë në sy është diskursi i Simiq që ishte karakteristikë e gjuhës politike të viteve ’90 kur politikanë serbë flisnin për Kosovën.
“Shumë udhëheqës, komandantë ushtarakë dhe politikanë kanë ecur në këtë tokë dhe populli ynë i kujton të gjithë ata. Ai (populli), ikujton edhe Brankoviqët, edhe Jugoviqët, edhe Obiliqët, edhe Hrebeljanoviqët. Brankoviqëve nuk u kemi ngritur kurrë përmendore, ndërsa Obiliqëve po. Kurrë nuk i kemi kujtuar dhe kënduar atyre që janë larguar nga rrënjët e tyre. Kjo është një betejë për të gjithë ata që kanë ikur – që të kthehen, sepse vetëm këtu janë në shtëpinë e tyre! Nesër duhet të jemi të mençur – porositi Simiq.
Ai tutje falënderoi të gjithë aktivistët e Listës Serbe për “përpjekjen dhe përkushtimin e tyre, duke shtuar se ata janë keqtrajtuar, legjitimuar dhe arrestuar, jo sepse janë kriminelë, por sepse janë serbë të ndershëm që mbajnë me krenari flamurin e tyre trengjyrësh.”