Igor Tudori me gafën e ditës, e ngatërron anëtarin e stafit të Liverpoolit me Arne Slotin - Gazeta Express
string(88) "igor-tudori-me-gafen-e-dites-e-ngaterron-anetarin-e-stafit-te-liverpoolit-me-arne-slotin"

Futboll

Gazeta Express

15/03/2026 21:31

Igor Tudori me gafën e ditës, e ngatërron anëtarin e stafit të Liverpoolit me Arne Slotin

Futboll

Gazeta Express

15/03/2026 21:31

Në një incident befasues para ndeshjes së rëndësishme si mysafir ndaj Liverpoolit, trajneri i përkohshëm i Tottenham Hotspurit, Igor Tudor, duket se ngatërroi Allan Dixon, zyrtarin ndërlidhës të lojtarëve në klub, me Arne Slotin.

Ngatërrimi i Tudorit ndodhi pak para fillimit të ndeshjes dhe tërhoqi menjëherë vëmendjen e tifozëve dhe përdoruesve në rrjetet sociale, ku situata u komentua me humor dhe u bë virale.

Ndërkaq, në fushë, ndeshja u mbyll me barazim.

Skuadra e Tudorit mori një pikë të madhe në “Anfield”, duke gjetur barazimin në minutën e 90-të me anë të Richarlisonit.

Momentalisht, Tottenhami është i 16-ti në tabelën e Premierligës, me 30 pikë, derisa Liverpoli është i pesti me 49 pikë./GazetaExpress/

Advertisement
Advertisement
Advertisement