Igli Zarka shpërthen ndaj Ilir Shaqirit: Ti mund të jesh mësuar të luash me veten - Gazeta Express
string(80) "igli-zarka-shperthen-ndaj-ilir-shaqirit-ti-mund-te-jesh-mesuar-te-luash-me-veten"

Igli Zarka shpërthen ndaj Ilir Shaqirit: Ti mund të jesh mësuar të luash me veten

Shqiperi

Gazeta Express

04/10/2022 9:13

Mbrëmjen e djeshme “Dance Albania” është shoqëruar me debate ku janë përfshirë, anëtari i Jurisë, Ilir Shaqiri dhe konkurrenti Igli Zarka. Debati nisi pas replikës së bërë nga Ilir Shaqiri i cili tha se Igli Zarka, nuk dinte të vihej në lojë.

Kaq mjaftoi që të nisin kunjat mes tyre, duke arritur sa aktori t’i shprehet koreografit se ai përdor gjuhë rruge.

Lexo Edhe:

DEBATI:

Ilir Shaqiri: Do të përqendrohesha më shumë se ajo që ti thua është se ti nuk di të vihesh në lojë, nuk di të luash. Besoj asnjeri nuk të ka shtyrë të vish këtu me detyrim.

Igli Zarka: Ilir nuk të dëgjoj.

Ilir Shaqiri: Ky është problemi.

Igli Zarka: Nuk dëgjohet nga bokset, nuk është problemi im.

Alketa Vejsiu: Nuk ishte ironi, nuk dëgjohesh vërtetë.

Ilir Shaqiri: Problemi yt është që ti nuk di të vihesh në lojë, si me veten dhe si me ambientin që je.

Igli Zarka: Ilir, ti mund të jesh mësuar të luash me veten, unë jo.

Ilir Shaqiri: Jo, as unë nuk luaj me veten. Unë kam një rol dhe jam këtu, ti sot ke një rol tjetër dhe je aty.