Igli Tare thotë se po mendohet ulja e pagave te Lazio ashtu si te Barcelona - Gazeta Express
string(75) "igli-tare-thote-se-po-mendohet-ulja-e-pagave-te-lazio-ashtu-si-te-barcelona"

Igli Tare thotë se po mendohet ulja e pagave te Lazio ashtu si te Barcelona

Gazeta Express

30/03/2020 18:17

Zyrtarisht tashmë lojtarët e Barcelonës, për aq sa do të zgjasë kriza e koronavirusit, do të marrin -70% të rrogës.

Kësaj rruge duket të jenë shumica e klubeve, për të shpëtuar nga falimentimi.

Lexo Edhe:

Drejtori sportiv i Lazios, shqiptari Igli Tare, konfirmoi se një gjë e tillë mund të ndodhë edhe te klubi italian.

“Duhet të mendojmë ende për këtë”, tha ai për Sport1.

“Lojtarët tanë janë në kontakte me njëri tjetrin, por s’kanë folur për këtë ende, edhe pse unë mendoj se ulja e pagave do të ndodhë së shpejti”.

“Duket sikur po jetojmë në një film horror”.

Tare tregoi se si në fillim e morën lehtë punën e koronavirusit, ndërsa teksa tani po i shohin ushtrinë duke bartur me qindra kufoma, që po vdesin shkaku i COVID-19 “është shokuese, jemi pa fjalë”.

“Numrat po rriten çdo ditë, është frikësuese. Është katastrofë për gjithë vendin”. /Gazeta Express/