Milani po vazhdon të eksplorojë një transferim të mundshëm për mesfushorin e njohur Granit Xhaka, dhe sipas “Football Italia”, drejtori sportiv i “Rossonerëve”, Igli Tare, është takuar së fundmi me përfaqësuesit e lojtarit për të diskutuar më tej detajet e marrëveshjes.
Skuadra nga “San Siro” synon të rindërtojë repartin e mesfushës gjatë merkatos së verës, pas largimit të Tijjani Reijnders drejt Manchester Cityt, largimit të pritshëm të Ruben Loftus-Cheek, si dhe një transferimi të mundshëm të Yunus Musah drejt Napolit.
Xhaka është një lojtar që pëlqehet shumë nga drejtuesit e Milanit, por edhe nga trajneri i ri, Massimiliano Allegri, i cili është i etur të sjellë përvojën dhe liderin zviceran në mesin e fushës.
“Football Italia” raporton se Igli Tare është takuar të hënën në Gjermani me agjentët e Xhakës për të gjetur një marrëveshje që do ta bindte Bayer Leverkusen të lejonte largimin e mesfushorit 32-vjeçar, i cili ka kontratë me klubin deri në verën e vitit 2028.
Megjithatë, Leverkusen – që këtë verë ka shitur tashmë yjet Florian Ëirtz dhe Jeremie Frimpong – nuk dëshiron të humbasë edhe një tjetër titullar, ndaj do të kërkojë një çmim sa më të lartë për kartonin e Xhakës.
Pavarësisht kësaj, Milani nuk do të heqë dorë dhe do të vazhdojë të insistojë për të sjellë reprezentuesin e Zvicrës në Milano./GazetaExpress/
Qumështorja Vita vjen me kampanjën e saj më të re, “Rritna tu pi Vita”, një vazhdimësi e natyrshme dhe...