Ferit Idrizi ka vazhdu sot vizitat e tij në bizneset e Vushtrrisë, duke u ndalë te kompania BVD ING, ku u prit nga pronari Vedat Musliu dhe stafi i tij.
Kjo kompani, e themeluar si biznes i vogël familjar në vitin 2006, sot është shndërru në një biznes të madh, me dhjetëra punëtorë dhe me prezencë në gjithë Kosovën.
Idrizi tha se është krenar me sipërmarrësit vushtrrias që po e forcojnë ekonominë lokale dhe po krijojnë vende pune për qytetarët.
👉 “Bizneset e Vushtrrisë janë pasqyra e suksesit tonë. Me përkrahjen tonë, këto biznese do të rriten edhe më shumë dhe do të hapin edhe më shumë vende pune për qytetarët tanë”, u shpreh ai.