Identifikohet nga policia njëri prej viktimave të aksidentit të rëndë sot në vendin e quajtur “Bishti Zhurit” në Rrogozhinë. Bëhet fjalë për një 27-vjeçar me iniciale F.M.
Ndërkohë forcat zjarrfikëse dhe policia janë duke punuar ende për të parë se sa persona kanë qenë në makinë pasi përplasja ka qenë tepër e fortë dhe automjeti ka pësuar dëmtime të shumta duke u kthyer në një grumbull hekurishtesh përballë kamionit.
Njoftimi i policisë
DVP Tiranë/Informacion shtesë sqarues
Në lidhje me aksidentin e ndodhur ditën e sotme, në vendin e quajtur “Bishti i Zhurit”, ku mjeti kamion me drejtues shtetasin I. C. u përplas me mjetin tip “Benz” me drejtues shtetasin F. M., 27 vjeç, ju informojmë se si pasojë e aksidentit drejtuesi i mjetit tip “Benz” ka humbur jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.
/Gazeta Express