Është identifikuar motoçiklisti që në një video shihet duke vozitur në mënyrë të rrezikshme, njofton Policia.
“Në një video të shpërndarë në media është parë një motoçiklist duke lëvizur në mënyrë të pakontrolluar dhe të rrezikshme, pa helmetë dhe duke rrezikuar jetën e pjesëmarrësve në rrugë. Në pamjet e videos, vërehet qartë se kishte qytetarë anash rrugës, duke e bërë veprimin edhe më të rrezikshëm.”
I dyshuari nuk posedon patentë shoferi dhe motoçikleta e përdorur s’kishte regjistrim.
Njesia Rajonale e Komunikacionit Rrugorë në Gjakovë është angazhuar menjëherë në hetimin e rastit dhe identifikimin e personit në fjalë. Pas hetimeve të zhvilluara, personi është identifikuar dhe rezulton se nuk posedonte patentë shoferi, ndërsa motoçikleta e përdorur nuk është e regjistruar. Në përputhje me ligjin për rregullat e trafikut rrugor, kundërvajtësit i është shqiptuar fletëparaqitje për gjykatë.”
“Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë, apelon në respektimin e rregullave të trafikut dhe përdorimit të pajisjeve të sigurisë, për të parandaluar aksidentet dhe për të ruajtur sigurinë e të gjithë pjesmarrësve në rrugë.”