Identifikohen tre viktima nga masakra e Kralanit - Gazeta Express
string(48) "identifikohen-tre-viktima-nga-masakra-e-kralanit"

Lajme

Gazeta Express

18/03/2025 13:08

Identifikohen tre viktima nga masakra e Kralanit

Lajme

Gazeta Express

18/03/2025 13:08

Shoqata Familjare e Personave të Zhdukur për Malishevë, “Kujtesa”, njofton se sot u njoftuan zyrtarisht nga Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur dhe nga Mjekësia Ligjore për identifikimin e tre personave që konsideroheshin të zhdukur me dhunë gjatë luftës së fundit në Kosovë në vitet 1998/99, konkretisht me 04.04.1999 në Kralan të Gjakovës.

Ti identifikuarit janë: Mentor Maliq Kryeziu – Bubavec, Vehbi Pajazit Halilaj – Llapqevë dhe Sabedin Kadri Kryeziu – Mleqan, të gjithë nga komuna e Malishevës.

Nga kjo shoqatë theksojnë se lidhur me datën e rivarrimit dhe procedurat e homazheve e të mbledhjes komemorative, do të njoftojnë me kohë.

Advertisement
Advertisement
Advertisement