Ibuprofeni do të testohet si trajtim i mundshëm kundër koronavirusit - Gazeta Express

Ibuprofeni do të testohet si trajtim i mundshëm kundër koronavirusit

Lajme

Gazeta Express

03/06/2020 10:34

Mjekët në Londër do ta testojnë Ibuprofenin si trajtim të mundshëm kundër sëmundjes Covid-19 me qëllim të shpëtimit të jetës së njerëzve.

Një formulë me përdorimin e ilaçit kundër dhimbjes shpresohet t’i parandalojë problemet e frymëmarrjes te personat e infektuar, shkruan “Daily Mail”, transmeton Gazeta Express.

Kjo do të mund të sillte qëndrim më të shkurtër të pacientëve në spitale dhe shmangie të nevojës për dërgimin e pacientëve në repartin e kujdesit intensive dhe për përdorimin e ventilatorëve.

Kjo substancë ka treguar rezultate në rritjen e shkallës së mbijetesës te kafshët që kishin sëmundje të rënda të frymëmarrjes, duke e shtuar atë për 300 për qind.

Hulumtuesit thanë se ky rezultat është shumë premtues dhe se ata dëshirojnë ta përkthejnë këtë edhe te njerëzit.

Mjekët do të vlerësojnë nëse kjo substancë do të pakësojë një efekt anësor serioz te pacientët e infektuar, të quajtur ARDS.

Shumë shkencëtarë në mbarë botën po bëjnë përpjekje për zbulimin e një vaksine kundër sëmundjes nga e cila deri më tani kanë vdekur më shumë se 380 mijë njerëz.