Zlatan Ibrahimovic ka zbuluar disa mesazhe që i kishte pranuar nga Francesco Camarda, 17-vjeçari i Milanit që është i huazuar te Lecce.
Gjatë fundjavës që e lamë pas, Camarda shënoi golin e tij të parë në Serie A, në ndeshjen ndaj Bolognas.
Ibrahimovic, i cili është Këshilltar i pronarëve të Milanit, “RedBird”, ka publikuar mesazhet që në vitin 2019, Camarda ia dërgonte.
“Jam italian dhe jam një tifoz i madh i Milanit. Je një kampion i madh, faleminderit që erdhe në Milan. Do të dëshiroja të të njohja, ju jeni heroi im. Ah! Dhe unë luaj për Milanin dhe emri im është FRANCESCO CAMARDA”, shkruan në mesazhet e dërguara të 17-vjeçarit.
Pas postimit të këtyre fotove, Ibrahimovic ka shkruar: “31 dhjetor 2019: Emri im është FRANCESCO CAMARDA. 28 shtator 2025: Tani të gjithë e dijnë emrin tënd, jo vetëm unë”.
Zlatan Ibrahimovic ka luajtur në dy periudha për Milanin.
Së pari, nga viti 2010 deri më 2012, teksa në periudhën e dytë luajti për katër sezone: nga viti 2019 deri më 2023./GazetaExpress/