Ibrahimovic tashmë ka vendos: “Nëse gjërat nuk ndryshojnë, vështirë se do të qëndroj në Milan" - Gazeta Express
string(90) "ibrahimovic-tashme-ka-vendos-nese-gjerat-nuk-ndryshojne-veshtire-se-do-te-qendroj-ne-milan"

Ibrahimovic tashmë ka vendos: “Nëse gjërat nuk ndryshojnë, vështirë se do të qëndroj në Milan”

Gazeta Express

10/07/2020 17:01

Zlatan Ibrahimovic nuk është unik vetëm në fushën e lojës por edhe jashtë saj.

Bomberi suedez shquhet për deklaratat e tij të drejtëpërdrejta dhe pa asnjë lloj kompleksi.

Lexo Edhe:

Të njëjtën gjë ka bërë edhe sëfundmi kur në një intervistë ka dhënë mendimin e tij për trajnerin e ardhshëm të Milanit Ralf Rangnick si dhe për të ardhmen e tij, duke theksuar se ai nuk është futbollist për të luajtur në Europa League!

“Ralf Rangnick? As që jam kam idenë se kush është, nuk e njoh. Ibra luan për të fituar, përndryshe qëndron në shtëpi. Unë nuk jam një futbollist për të luajtur në Europa League, as Milani nuk është një klub për të garuar në këtë kompeticion”.

“E ardhmja? Është e nevojshme një përballje me Ivan Gazidis . Por, nëse gjërat vazhdojnë të jenë kështu siç janë dhe nuk ndryshojnë, do të jetë shumë e vështirë për të qëndruar te Milani”.

Ibra ishte rikthye si lojtar i lirë gjatë janarit në Milan, ku e kishte fituar “Scudetton” në vitin 2011.

Ai i realizoi 6 gola deri tash që nga rikthimi i tij duke e ndihmuar ekipin Kuqezi të ngritet në tabelë dhe të luftojë për t’u kualifikuar në Europa League.

Ish-përfaqësuesi suedez ka mbetur i zhgënjyer mbi të gjitha pas largimit të zyrtarëve të lartë, Zvonimir Boban dhe Paulo Maldini. /Gazeta Express/