Ibrahimovic: Prita katër vjet për ta bërë Materazzin për spital - Gazeta Express
string(62) "ibrahimovic-prita-kater-vjet-per-ta-bere-materazzin-per-spital"

Gazeta Express

05/12/2019 13:18

Ibrahimovic: Prita katër vjet për ta bërë Materazzin për spital

Gazeta Express

05/12/2019 13:18

Zlatan Ibrahimovic ka thënë se ai kishte pritur katër vjet për t’iu hakmarrë mbrojtësit të Interit, Marco Materazzit, të cilin e bëri për spital gjatë një derbi mes Interit dhe Milanit.

Pasi ishte trajtuar në mënyrë të ashpër nga Marco Materazzit gjatë kohës sa ishte në Juventus, Zlatan Ibrahimovic nuk e harroi kurrë incidentin dhe, në një intervistë të dhënë për GQ, ka zbuluar se si ishte hakmarrë, transmeton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

“Isha në Juventus dhe ne po luanim kundër Interit. Materazzi ma bëri një ndërhyrje si vrasës dhe më lëndoi. Ai ishte lojtar i ashpër, por kjo është në rregull. Por janë dy mënyra se si mund të jesh i ashpër, njëra prej tyre është ta kesh qëllim ta lëndosh tjetrin. Edhe Maldini ishte i ashpër, por ai kishte synim tjetër”, ka thënë Ibrahimovic.

“Ishte ndeshja mes Juventusit në vitin 2016 dhe pas ndërhyrjes unë u detyrova të dal nga fusha për një moment dhe trajneri Fabio Capello më tha: “Do të të zëvendësoj”. Unë i thashë se jo dhe se dua të vazhdoj”.

“Unë doja të kthehesha në fushë për t’iu hakmarrë atij. Nëse dikush më bën diçka të atillë, unë nuk e harroj. Por, pas dy minutave, unë kisha aq shumë dhimbje saqë s’mund të vazhdoja. Pastaj shkova në Inter, Barcelona, Milan…”

“Në ndeshjen e parë, derbin në 2010/12, ata ishin të gjithë kundër meje. Në rregull, kjo më motivoi. Por, nëse nuk e kontrollon, nuk është një gjë e mirë. Ti e humb kontrollin dhe mund të bësh ndonjë budallallëk. Unë e fitova një penallti dhe kush më ndërhyri? Materazzi. 1:0 për Milanin”.

“Në pjesën e dytë, ai po vinte drejt meje dhe unë e godita me një lëvizje të Taekwondos, e dërgova në spital. Dejan Stankovic më pyeti: “Pse e bërë atë?” dhe unë i thashë: “Kam qenë duke e pritur këtë moment që katër vjet. Ja pse e bëra”. Pastaj u largova”.

Ylli suedez do ta zbulojë destinacionin e tij të ri në mes të dhjetorit, pasi e konfirmoi se i ka ndarë rrugët me klubin amerikan LA Galaxy. Ai raportohet se ka arritur marrëveshje për t’u kthyer te kuqezinjtë nga Milano. /Gazeta Express/