Ibrahimovic në histori, bëhet lojtari më i vjetër që ka shënuar gol në Serie A - Gazeta Express
string(77) "ibrahimovic-ne-histori-behet-lojtari-me-i-vjeter-qe-ka-shenuar-gol-ne-serie-a"

Sport

Gazeta Express

19/03/2023 10:15

Ibrahimovic në histori, bëhet lojtari më i vjetër që ka shënuar gol në Serie A

Sport

Gazeta Express

19/03/2023 10:15

Zlatan Ibrahimovic hyri në histori si lojtari më i vjetër që ka shënuar ndonjëherë në Serie A.

Të shtunën mbrëma, Milani pësoi humbje 3:1 në udhëtim kundër Udineses, ndeshje kjo e vlefshme për javën e 27-të, shkruan Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Golin e vetëm për kampionin në fuqi italian e shënoi Ibrahimovic nga penalltia, në minutën e tretë shtesë të pjesës së parë.

Reprezentuesi suedez me 41 vjet e 166 ditë u bë lojtari më i vjetër që shënon në elitën e futbollit italian.

Ai theu rekordin e vendosur nga një ish-futbollist i Milanit, Alessandro Costacurta.

/Gazeta Express/