Sulmuesi Zlatan Ibrahimovic i është përgjigjur më në fund pyetjes së famshme, se pse e vlerëson vetën “Zot”, duke thënë se ai është “Zoti i vetës”.
Suedezi gjithnjë në karrierën si futbollist profesionist e ka vlerësuar vetën mbi lojtarët e tjerë, e ndër deklaratat e shpeshta ishte edhe “Zoti nuk e krahason vetën me njerëzit”.
Në një intervistë për “Athletic”, Ibrahimovic ka shpjeguar se beson se është “Zoti i vetes”, duke kujtuar vëllain e vdekur, i cili kishte pasur leukemi.
“Po ta jap një shembull. Kur vëllai im ndërroi jetë, ai kishte leukemi. Ku ishte Zoti për ta ndihmuar? E falënderoni Zotin çdo ditë, i luteni, por ku ishte Zoti atëherë? Në mendjen time, je Zot i vetës. Kjo është ajo që besoj”.
Ibrahimovic ndër të tjera në këtë intervistë edhe ka komentuar kohën e kaluar te skuadra e Manchester Unitedit, si dhe punën e re te AC Milani.
Kujtojmë, Ibra u pensionua nga futbolli ndërsa tani po bind talentët për t’iu bashkuar gjigantit italian, duke pasur rol të rëndësishëm në transferime. Së fundmi, e bindi Alvaro Moratan për t’u larguar nga Atletico Madridi pavarësisht që spanjolli deklaroi se do të qëndronte.