Zlatan Ibrahimovic insiston se nuk ka asgjë për t’u përmendur rreth konfrontimit mes trajnerin të Milanit, Sergio Conceicao dhe Davide Calabria, pas përfundimit të ndeshjes me Parman.
“Më ka ndodhur me mijëra herë”, ka thënë Ibrahimovic.
Milani e mori një fitore prej 3-2 ndaj Parmas të dielen, në një ndeshje që ishte përplot “aksion”, si brenda edhe jashtë fushës.
“Rossonerët” ishin duke humbur 2-1 në minutën e 91-të, para se të arrinin të shënonin dy gola të tjerë për të rikthyer rezultatin – për herë të katërt në shtatë ndeshjet e para të trajnerit portugez, Conceicao.
Por, ky i fundit duket se nuk ishte i kënaqur diçka me Davide Calabrian, pasi menjëherë pas ndeshjes pati një “përplasje” me të.
“Situata e djeshme mes Calabrias dhe Conceicao, ishte me plotë adrenalinë. Janë të dy fitues, që e dijnë se çfarë bëjnë”, ka thënë Ibrahimovic të hënën, në prezantimin e Kyle Ëalker para shtypit.
Raportimet pas ndeshjes bëjnë me dije se ishte intervenimi i Ibrahimovicit që i qetësoi gjakrat mes dyshes në fjalë.
“Më ka ndodhur mua me mijëra herë, brenda dhe jashtë fushës”, vazhdoi Ibra. “Gjëja më e rëndësishmë është se gjithçka u zgjidh më pas, para se të futesha në dhomën e zhveshjes”.
“Gjëja e njëjtë më ka ndodhur në Barcelonë, në Milan, në Paris dhe me United: Është normale. Të gjitha duan të fitojnë me çdo kusht. Kur mua me ndodhi, Capello më tha: ‘Mos u brengos, është për të mirën e ekipit’”.
“Conceicao dhe Calabria e bëjnë punën e tyre për të mirën e ekipit. Është e mirë që këso gjëra ndodhin, sepse përndryshe nuk do të kishte kuptim. Në foto duket e tmerrshme, por këso gjëra ndodhin”, përfundoi Ibra.
Gjithçka që keni ëndërruar, por nuk keni mundur ta blini ose nuk keni pasur kohë për procedura të gjata,...