Ibrahimovic fiton “lotari” - Gazeta Express

Ibrahimovic fiton “lotari”

Gazeta Express

22/10/2020 17:30

Ibrahimovic pritet të luajë deri në vitin 2022 në San Siro.

Dëshira e madhe e Zlatan Ibrahimovic është që në këto vitet e fundit të karrierës, ta veshë sa më gjatë fanellën e Milanit.

Duket se tashmë i është plotësuar kjo dëshirë dhe natyrisht për të, duke parë se ka 39 vjet, është si ‘lotari’.

Pasi fitoi besimin e klubit të vazhdojë deri në verën e vitit 2021, “Calciomercato.com” raporton tani se Milan po mendon seriozisht që ta mbajë Ibrën në klub deri në qershor të vitit 2022.

Ai po bën një sezon të mirë dhe përveç paraqitjeve individuale, shtyn edhe shokët të japin më të mirën në fushë.

Agjenti i Ibrahimovic është edhe agjenti i Gianluigi Donnarumma, pra Mino Raiola dhe raportohet se po punon me Kuqezinjtë për rinovimin e kontratës edhe të portierit italian. /Gazeta Express/