Ibrahimovic do të paraqitet edhe në një tjetër film - Gazeta Express
string(51) "ibrahimovic-do-te-paraqitet-edhe-ne-nje-tjeter-film"

Sport

Gazeta Express

08/12/2022 18:23

Ibrahimovic do të paraqitet edhe në një tjetër film

Sport

Gazeta Express

08/12/2022 18:23

Zlatan Ibrahimovic shpreson të rifillojë të luajë për Milanin muajin e ardhshëm, por tani për tani ai po planifikon të rritë karrierën e tij edhe si aktor.

Sulmuesi bëri një operacion në gju në maj dhe pritet të kthehet në fushë në fund të janarit, transmeton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Ndërkohë, suedezi duket se është duke u përgatitur për jetën pasi të pensionohet nga futbolli aktiv.

Ibrahimovic tashmë është paraqitur me një rol si ushtar romak në filmin “Asterix & Obelix”.

Tani legjenda e filmit italian, Carlo Verdone, ka zbuluar se Ibrahimovic do të luajë një rol në prodhimin e tij të ri, megjithëse detajet mbeten të paqarta.

“Është një ditë pune si të tjerat për ne. Por edhe pak i veçantë, sepse është Zlatan Ibrahimovic, një person i bukur me përulësi, bujari dhe profesionalizëm. Ne u takuam sot për herë të parë dhe jam i lumtur të them se kam gjetur një mik të ri që shpresoj ta shoh përsëri së shpejti”.

“Faleminderit sërish Zlatan që pranuat ftesën time. Unë do të jem përgjithmonë mirënjohës. Të uroj gjithë të mirat”, shkroi mes tjerash ai. /Gazeta Express/