Kombëtarja e Suedisë ka paralajmëruar një ndeshje për të nderuar ish-sulmuesin e njohur, Zlatan Ibrahimovic, pas pensionimit të tij.
Ibra, i cili tani është pjesë e një grupi këshilltarësh të Gerry Cardinale te Milani, vendosi të varë këpucët në fund të sezonit të kaluar pas një sërë lëndimesh në gju, transmeton Gazeta Express.
Duke qenë se nuk kishte kohë për të shënuar këtë rast verën e kaluar, Kombëtarja e Suedisë do të mblidhet për një ndeshje të veçantë në “Friends Arena”, më 8 qershor.
Suedezët për kundërshtar në këtë ndeshje do të kenë Serbinë.
Ibrahimovic bëri 122 paraqitje për Suedinë në karrierën e tij, duke shënuar 62 gola.
Në futbollin e klubeve, ai përfaqësoi Malmon, Ajaxin, Juventusin, Interin, Barcelonën, Milanin, Paris Saint-Germain, Manchester Unitedin dhe Los Angeles .
42-vjeçari pjesën më të madhe të karrierës së tij e kaloi në Serie A, ku regjistroi 283 paraqitje, duke shënuar 156 gola dhe duke dhënë 68 asistime. /Gazeta Express/
Në një organizim të veçantë, Fondacioni “UBT Jim Xhema” ka ndarë bursa për studentët më të dalluar të UBT-së. Ky...