Ibrahimi sfidon opozitën shqiptare: Zgjidhni vitin me të cilin doni t`i krahasoni punësimet e shqiptarëve! - Gazeta Express
string(103) "ibrahimi-sfidon-opoziten-shqiptare-zgjidhni-vitin-me-te-cilin-doni-ti-krahasoni-punesimet-e-shqiptareve"

Maqedoni

Gazeta Express

17/07/2025 15:57

Ibrahimi sfidon opozitën shqiptare: Zgjidhni vitin me të cilin doni t`i krahasoni punësimet e shqiptarëve!

Maqedoni

Gazeta Express

17/07/2025 15:57

Kryetari i Alternativës, Dr.Zeqirija Ibrahimi, njëherit edhe njëri prej liderëve të VLEN në një intervistë për MIA ka sfiduar opozitën shqiptare duke i thënë që ta zgjedhin vitin në të cilin duan që t`i krahasojnë punësimet e shqiptarëve me këtë qeveri.

Ibrahimi është i bindur se deri para zgjedhjeve lokale do të realizohet punësimi i mbi 2500 shqiptarëve në institucionet e shtetit.

“ Ne e kemi sfiduar opozitën shqiptare që ta zgjedhin cilin vit ata e duan nga qeverisja e tyre prej vitit 2002 deri në vitin 2024 me cilin vit të tyre dëshirojnë të krahasohen për punësimet e shqiptarëve në
institucionet e shtetit. Unë jam i sigurt se kjo nuk ka ndodhur asnjëherë në të kaluarën që 2500 shqiptarë të punësohen dhe të avancohen brenda një viti. Ky proces është në zhvillim e sipër. Janë gjëra teknike
të lidhjes së kontratave, diku të përmbylljes së konkurseve, por kemi dakordim të paluhatshëm që deri me shpalljen e zgjedhjeve lokale, i bie deri me 8 gusht kur mund të shpallen zgjedhjet, të përmbyllet ky proces. Dhe ne jemi të gatshëm që të raportojmë edhe me shifra të sakta se në cilat institucione kanë ndodhur ato punësime dhe ato avancime. Kjo nuk është diçka që ne mund ta fshehim e ta mbajmë jashtë syve të opinionit, por janë gjëra që do të kalkulohen me numra dhe opinioni do të ketë mundësi që ta shoh saktë se ky nuk ka qenë një premtim bosh, por një vendim përmbajtësor”, deklaroi Ibrahimi.