Ibrahimi: Nuk u dogj dynjaja, vetëm juve ju është djegur bishti - Gazeta Express
string(61) "ibrahimi-nuk-u-dogj-dynjaja-vetem-juve-ju-eshte-djegur-bishti"

Maqedoni

Gazeta Express

26/06/2025 11:09

Ibrahimi: Nuk u dogj dynjaja, vetëm juve ju është djegur bishti

Maqedoni

Gazeta Express

26/06/2025 11:09

Kryetari i Alternativës, Zeqirija Ibrahimi i është përgjigjur kritikëve të opozitës lidhur me Ligjin për përfaqësim të drejt dhe adekuat me anekdotën “kur dhelpra nuk kishte mundur ta arrijë rrushin në pjergull kishte thënë “është i thartë”.
“Kur dhelpra nuk kishte mundur ta arrijë rrushin në pjergull kishte thënë “është i thartë”.
Kjo është metafora e sulmit të opozitës shqiptare ndaj Ligjit për përfaqësim të drejtë dhe adekuat. Meqë ata vetë për 22 vjet pushtet nuk arritën ta bëjnë atë ligj, tash thonë “nuk bën ligji, është i thartë”.
Andaj atyre u përgjigjet përsëri një anekdotë me dhelprën: “Kur dhelprës iu dogj bishti, mendoj se u dogj gjithë dynjaja”.
Ndërkaq, semantika e figurës së dhelprës në folklorin tonë është dinakëria, mashtrimi dhe puna pas shpine.
Kaq për sot”, ka shkruar Ibrahimi.