Klubi i futbollit, Prishtina, ka njoftuar se mbrojtësi Labinot Ibrahimi dhe mesfushori Ergyn Ahmeti janë larguar nga klubi, pasi u kanë skaduar kontratat.
Ibrahimi 34-vjeçar ka pasur 139 paraqitje zyrtare te Prishtina, në periudhë prej 4 sezonesh e gjysmë, 2009-2013, dhe në sezonin e sapopërfunduar.
Në anën tjetër, Ahmeti ishte pjesë e “Plisave” në tri sezonet e fundit. Për tri edicione, ka pasur 84 ndeshje zyrtare.