Ibrahimi: Diskursi politik shqiptar ka rënë në nivelin më të ulët, nga fjalori i urrejtjes te “Ferma e kafshëve” - Gazeta Express
string(108) "ibrahimi-diskursi-politik-shqiptar-ka-rene-ne-nivelin-me-te-ulet-nga-fjalori-i-urrejtjes-te-ferma-e-kafsheve"

Maqedoni

Gazeta Express

04/10/2025 13:35

Ibrahimi: Diskursi politik shqiptar ka rënë në nivelin më të ulët, nga fjalori i urrejtjes te “Ferma e kafshëve”

Maqedoni

Gazeta Express

04/10/2025 13:35

Kryetari i Alternativës dhe një nga udhëheqësit e koalicionit VLEN, Zeqirija Ibrahimi, ka reaguar ashpër ndaj gjuhës fyese të përdorur në diskursin politik, duke e cilësuar atë si “nivelin më të ulët që ka njohur ndonjëherë politika shqiptare”.

“Më vend se të kërkojë falje që i ka quajtur (dhe vazhdon t’i quajë) shqiptarët ‘zagarë’, ai vazhdon ta përsërisë refrenin ‘zagarë, zagarë’”, shkruan Ibrahimi.

Ai thekson se mungesa e ofertës për komunat dhe frika nga humbja elektorale nuk mund të justifikojnë përdorimin e një gjuhe të tillë ndaj kundërshtarëve politikë.

“E kuptoj se nuk kanë ofertë për komunat, e di se janë zënë keq që ne për 15 muaj kemi investuar në komuna më shumë se ata për 22 vjet, ama kjo nuk ta lejon që nga frika e humbjes t’u thuash shqiptarëve ‘zagarë’. Kjo nuk ka ndodh asnjëherë”, shton ai.

Në fund, Ibrahimi apelon për reflektim dhe vetëpërmbajtje në komunikimin publik, duke paralajmëruar për degradimin e mëtejshëm të debatit politik:

“Nëse ka pak mendjejthjellët andej, pres që ai të kërkojë falje nga ky ofendim dhe të mos e përsërisë më. Në të kundërtën, kam drojë se krejt diskursi politik po na rrëshqet te ‘Ferma e kafshëve’ e George Orwell-it.”