Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Lahi Ibrahimaj, ka deklaruar se partia e tij është e kënaqur me ecurinë e përgatitjeve për zgjedhjet lokale dhe me angazhimin në degët komunale
Sipas tij, shumica e kandidatëve tashmë janë caktuar, ndërsa në disa komuna ende po identifikohen emrat potencialë.
“Ne jemi të kënaqur me zhvillimet që po ndodhin në degët, shumica e kandidatëve janë caktuar. Për komunat tjera janë duke u identifikuar emrat potencial që do të garonin nga AAK,” ka theksuar ai.
Në lidhje me situatën politike dhe bllokadën në konstituimin e Kuvendit të Kosovës, Ibrahimaj u shpreh se nuk pret ndonjë zhvillim të madh përpara vendimit të Gjykatës Kushtetuese, duke aluduar në mosgatishmërinë e palëve për kompromis.
“Në dy pjesët, ata nuk kanë shprehur ndonjë gatishmëri, të shohim. Po presim vendimin e Gjykatës Kushtetuese (para vendimit të Gjykatës nuk besoj se ka ndonjë zhvillim),” ka thënë ai.
Qumështorja Vita vjen me kampanjën e saj më të re, “Rritna tu pi Vita”, një vazhdimësi e natyrshme dhe...