Deputeti i AAK’së, Lahi Ibrahimaj, ka thënë se do e votojë këdo që s’ka qenë pjesë e kabinetit qeveritar dhe që në të kaluarën s’e ka ofenduar opozitën dhe luftën e UÇK’së.
“Qëllimi i Albin Kurtit që nga dita e parë është blerja e kohës, zhagitje, ofendim ndaj institucioneve”, tha ai.
“Cili do nga emrat që nuk ka qenë në qeveri sigurisht që do të jetë një emër që do mujmë e votojmë”, tha ai.
Ai sërish përmendi emrat e Saranda Bogujevcit e Shqipe Mehmeti Selimit.
Në seancat e kaluara, VV ka propozuar Albulena Haxhiun, Donika Gërvallën dhe Hekuran Muratin. /GazetaExpress/