Ibrahim Kelmendi kritikon protestën kundër Speciales, Mahmuti: Sapo e pashë reagimin e tij, e preva biletën për në Amsterdam - Gazeta Express
string(121) "ibrahim-kelmendi-kritikon-protesten-kunder-speciales-mahmuti-sapo-e-pashe-reagimin-e-tij-e-preva-bileten-per-ne-amsterdam"

Lajme

Gazeta Express

12/09/2025 10:37

Ibrahim Kelmendi kritikon protestën kundër Speciales, Mahmuti: Sapo e pashë reagimin e tij, e preva biletën për në Amsterdam

Lajme

Gazeta Express

12/09/2025 10:37

Bardhyl Mahmuti përmes një postimi në faqen e tij i ka reaguar Ibrahim Kelmendit, pasi ky i fundit ka thënë se protesta në Hagë kundër Gjykatës Speciale i dëmton të akuzuarit dhe e komprometon shtetin e Kosovës.

Mahmuti ka thënë se nëse vërtetë kjo protestë do t’i dëmtonte të akuzuarit në Hagë, është i bindur që Ibrahim Kelmendi do të ishte organizatori kryesor për mobilizim për të shkuar.

Themeluesi i organizatës “Gjenocidi në Kosovë, plagë e hapur”, ka thënë se sapo e ka parë një postim të tillë të Ibrahim Kelmendit, e ka rezervuar biletën për të udhëtuar nga Gjeneva në Amsterdam për të marrë pjesë në protestë.

Reagimi i plotë i Bardhyl Mahmutit:

Ibrahim Kelmendi,

Nëse vërtet kjo protestë do t’i kishte dëmtuar të akuzuarit në Hagë, jam i bindur se ti do ishe organizatori kryesor i mobilizimit për të shkuar! « Sapo » lexova postimin tënd në facebook, e preva biletën e aeroplanit në destinacionin Gjenevë-Amsterdam!

Pas krejt fushatës që ke bërë kundër tyre, thirrjes për bojkot do t’i përgjigjen vetëm ata që ishin kundër UÇK-së.

Ftoj të gjithë ata që kanë mundësi, të vijnë në protestën e 14 shtatorit!