Ibra, i frymëzuar nga Michael Jordan: Tani e dini si është të luash me një fitues - Gazeta Express
string(79) "ibra-i-frymezuar-nga-michael-jordan-tani-e-dini-si-eshte-te-luash-me-nje-fitues"

Gazeta Express

13/05/2020 10:12

Ibra, i frymëzuar nga Michael Jordan: Tani e dini si është të luash me një fitues

Gazeta Express

13/05/2020 10:12

Sulmuesi veteran Zlatan Ibrahimovic e ka bërë të qartë se ai është në mesin e atyre që e aprovojnë stilin e ashpër të lidershipit që e praktikonte Michael Jordani me bashkëlojtarët e tij në Chicago Bulls.

Seria e dokumentarëve të ESPN “The Last Dance”, ku portretizohet ekipi i Chicago Bulls në sezonin 1997-98 të NBA që e fitoi kampionatin për herë të tretë radhazi, e ka vënë në qendër të vëmendjes trajtimin që Jordani ua ka bërë bashkëlojtarëve të tij, transmeton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Në episodet e fundit të këtij dokumentari u zbullua se si Jordani u kap me trajnerin aktual të Golden State Warrios, Steve Kerr, gjatë stërvitjeve dhe i përdori ofendimet për ta nxjerrë më të mirën nga bashkëlojtarët e tij, si në rastin e Scott Burrell.

“Fitorja e ka një çmim dhe lidershipi e ka një çmim. Unë i tërhoqa njerëzit me vete kur ata nuk donin të tërhiqeshin. Unë i sfidoja njerëzit kur ata nuk donin të sfidoheshin”, tha Jordani, pothuajse duke qarë, gjatë dokumentarit.

“Unë e fitova këtë të drejtë sepse bashkëlojtarët e mi erdhën pas meje. Ata nuk i kaluan të gjitha ato që unë i kalova. Kur ti i bashkohesh skuadrës, jeton në një standard të caktuar sipas të cilin luaj unë dhe unë s’pranoja më pak sesa aq”.

Kjo i pëlqeu sulmuesit veteran Zlatan Ibrahimovic, i cili tani luan për Milanin, i cili reagoi në Twitter duke e lavdëruar Jordanin.

“E këndshme ta shohësh “The Last Dance”. Tani ju e shihni se si është të luash me një fitues. Ose të pëlqen ose jo. Nëse jo, atëherë mos e luaj këtë lojë”, shkroi Ibrahimovici. /Gazeta Express/