string(82) "iber-lepenci-hyn-ne-nje-objekt-te-kryqit-te-kuq-afer-ujmanit-ndihmohet-nga-policia"

Lajme

Gazeta Express

20/05/2025 13:46

Ibër-Lepenci hyn në një objekt të Kryqit të Kuq afër Ujmanit, ndihmohet nga policia

Lajme

Gazeta Express

20/05/2025 13:46

Punëtorët e kompanisë Ibër-Lepenc kanë hyrë në objektin e Kryqit të Kuq në Liqenin e Ujmanit me ndihmën e Policisë së Kosovës, ka raportuar mediumi në gjuhën serbe “KoSSev”.

Për këtë medium ka folur zëvendëskomandanti i Policisë së Kosovës për rajonin e Veriut, Veton Elshani.

“Ne po ndihmojmë kompaninë Ibër-Lepenc. Ata kanë hyrë në ato lokale dhe ne kemi hyrë me ta”, tha Elshani.

Nga ana tjetër ai ka deklaruar se disa persona që ndodheshin në këtë objekt janë larguar./Express/