Në një përplasje mes portierit të PSG-së, dhe Jamal Musiala, ky i fundit pësoi një lëndim të rëndë.
Ylli gjerman e theu këmbën, duke e humbur së paku pjesën e parë të sezonit.
E pasi e lëndoi, Donnarumma u pa shumë i mërzitur, shkruan Gazeta Express.
Pas ndeshjes, Donnarumma reagoi me një postim në profilin e tij në Instagram.
“Të gjitha lutjet dhe urimet e mia më të mira janë me ty, Jamal Musiala”, shkroi portieri italian.