Ia publikojnë foton pa photoshop dhe e bëjnë “horë”, por Arbenitën kjo nuk e mërzit - Gazeta Express

Ia publikojnë foton pa photoshop dhe e bëjnë “horë”, por Arbenitën kjo nuk e mërzit

Ballina

Gazeta Express

29/01/2020 8:02

Modelen e njohur Arbenita Ismajlin e kemi parë gjithmonë në formë perfekte në çdo foto e video që publikon në rrjetet sociale.

Ajo dallohet për tiparet e saj të veçanta dhe format perfekte të cilat i shohim ti ekspozojë në foto sensuale.

Por duket se edhe modelja nuk është gjithmonë në formë dhe këtë e vërteton kjo foto krahasuese e bërë në kuadrin e humorit ku shohim Arbenitën në dy versione të ndryshme. Në foton e parë ajo është pa grim dhe ka shtrëmbëruar fytyrën, ndërsa në foton e dytë është e zbukuruar me grim dhe gati perfekte.

Këto dy foto krahasuese me mbishkrimin me dhe pa photoshoop janë publikuar nga një faqe që mesa duket e ndjek edhe modelja e cila e ka ripostuar foton duke shkruar: “E Hëna vs Fundjava”, ndërsa e shoqëron komentin me disa fytyra që qeshin me lotë, duke e marrë me sportivitet një gjë të tillë.