Ia propozova Perezit – rrëfimi surprizë për transferimin e Wirtz - Gazeta Express
string(62) "ia-propozova-perezit-rrefimi-surprize-per-transferimin-e-wirtz"

Futboll

Gazeta Express

25/02/2026 16:30

Ia propozova Perezit – rrëfimi surprizë për transferimin e Wirtz

Futboll

Gazeta Express

25/02/2026 16:30

Florian Wirtz, pavarësisht se u transferua te Liverpooli për rreth 116 milionë funte, vazhdon të lidhet me një të ardhme te Real Madridi. Agjenti i tij, Volker Struth, ka zbuluar se ka tentuar ta dërgojë mesfushorin gjerman në “Santiago Bernabéu”.

“Gjatë kohës kur po diskutohej kalimi te Liverpool ose Bayern, e telefonova Xabi Alonson dhe i thashë: ‘Duhet ta marrësh djalin te Real Madridi’. Ai m’u përgjigj: ‘Thuaja këtë Florentino Perezit’”, tha Struth.

Madje, ai pranoi se i kishte dërguar mesazh presidentit të Realit duke e rekomanduar Wirtz si lojtar që “e bën çdo skuadër në botë më të mirë”.

Struth theksoi se atëherë nuk ishte momenti i duhur për shkak të buxhetit dhe situatës së skuadrës, por shtoi: “Dëshira ime mbetet që Florian një ditë të luajë për Real Madridin.” /GazetaExpress

Advertisement
Advertisement
Advertisement